Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve (DPB) fton operatorët ekonomikë që ushtrojnë aktivitet në fushën e telefonise fikse me kartë të parapaguar (kartofonisë), për të konkurruar e ofertuar në procedurën “Aplikim për kontraktim shërbimi për shërbim telefonie fikse me kartë të parapaguar (kartofonie) në të gjitha IEVP-të (Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale).
Për vazhdimësinë e të këtij shërbimi ndaj të dënuarve, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur procedurat dhe publikon ne faqen web të saj Dokumentat e Njoftimit për shprehje interesi e marrje propozimesh nga operatorët në treg të interesuar për kontraktimin e këtij shërbimi në vijim.
Për të tërhequr interesin tuaj shkarkoni këtu Dokumentat e Njoftimit, lidhur me këtë procedurë, dhe ndiqni udhezimet për të ofertuar sipas afateve të përcaktuara
Për cdo pyetje a paqartësi në lidhje me to, mund të na kontaktoni nëpërmjet adresës elektronike: info@dpbsh.gov.al.
Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë procedurë konkurrimi.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.