Historiku
Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Shkodër, me adresë në Reç të Malësisë së Madhe, u inaugurua më 1 gusht 2018 dhe nisi funksionimin si një nga institucionet penitenciare më moderne në Republikën e Shqipërisë. Institucioni u ndërtua me bashkëfinancimin e Bashkimit Evropian dhe të Qeverisë Shqiptare, me synim përmirësimin e kushteve të sistemit penitenciar dhe reduktimin e fenomenit të mbipopullimit në burgje. Ai është projektuar sipas standardeve evropiane për trajtimin e personave të privuar nga liria dhe ka një kapacitet prej 780 personash, të dënuar dhe të paraburgosur.
IEVP Shkodër ka për mision ekzekutimin e vendimeve penale, duke garantuar sigurinë, respektimin e të drejtave të personave të privuar nga liria, si dhe zbatimin e programeve të rehabilitimit dhe risocializimit, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare.
Institucioni është i organizuar në:
Në përputhje me ligjin “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, IEVP Shkodër garanton trajtim dinjitoz për personat e privuar nga liria, akses në shërbime shëndetësore, psikologjike, sociale dhe edukative, si dhe krijon mundësi për zhvillimin e aktiviteteve rehabilituese dhe profesionale, me qëllim riintegrimin e tyre në shoqëri pas përfundimit të dënimit.
Aktivitetet
Aktivitetet kryesore që zhvillohen në IEVP Shkodër janë:
Shërbimet që Ofrohen
Në IEVP Shkodër ofrohen këto shërbime:
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.