Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, informon opinionin publik se më datë 18.04.2023, rreth orës 02:00 në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” ka ndërruar jetë shtetasi Shkëlqim Allushi, i vitëlindjes 1967, i dënuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara në nenin 79/dh-25; 278/2 të Kodit Penal, “Vrasje në rrethana cilësuese dhe armbajtje pa leje.
Me datë 31.01.2023 ky shtetas është hospitalizuar në Qendrën Spitalore të Burgjeve, me diagnozë Dg: Status post Karcinoma squamocelulare. Formacion në nivel të regionit inguinal sinistër me shtrirje drejt pubisit, me kartelë klinike numër 45 (Sëmundje e rëndë. Prognozë e rezervuar).
Më datë 07.04.2023, për shkak të përkeqësimit të gjëndjes shëndetësore të tij, ky pacient dërgohet në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” ku është mbajtur nën kujdesin e mjekëve deri më datë 18.04.2023, kur ka ndërruar jetë.
Drejtoria e Institucionit në zbatim të procedurave përkatëse, ka njoftuar familjarët, Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.