Bazuar në Ligjin Nr.80/2020 “Për Policinë e Burgjeve”, Kreu IV, neni 28,29; të Urdhrit të Kryeministrit Nr.174, datë 2419.10.2022, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe sistemit të institucioneve në varësi të saj”; në Marrëveshjen e Bashkëpunimit, ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Brendshme, Nr.3253 Prot, datë 19.03.2018:
Me qëllim plotësimin e vendeve vakante për vitin 2023 në shërbimet e sigurisë në sistemin e burgjeve dhe paraburgimeve, me punonjës të nivelit bazë dhe hapjen e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Pojskë, afati i dorëzimit të dokumentacionit nga aplikantët që dëshirojnë të punësohen në sistemin e burgjeve shtyhet deri në një njoftim të dytë.
Datat e testimit do të publikohen në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithme të Burgjeve website: www.dpbsh.gov.al.
Gjithashtu do të njoftohen kandidatët edhe nëpërmjet institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale ( IEVP) ku do të aplikojnë për të marrë pjesë në këtë konkurim.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.