Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pati kënaqësinë të mikpriste në ambientet e Institutit të të Miturve Kavajë pesë herë Kampionen e Botës në Lojrat Olimpike për sportin e Xhudos, Majlinda Kelmendin dhe grupin e vajzave drejtuar prej saj me medalje në vende të dyta dhe të treta në Kampionatet Botërore dhe Europiane.
Vetë Kampionia Olimpike diskutoi me të rinjtë tanë rreth sportit të xhudos mbi rëndësinë e punës dhe stërvitjes sistematike, skalitjen e vullnetit, durimit dhe këmbënguljes për të arritur rezultate të kënaqshme jo vetëm në sport por në çdo rrugëtim të jetës duke u përballur me sfidat dhe vështirësitë e saj.
Djemtë tanë, së bashku me kampionet e pranishme realizuan disa teknika të këtij sporti duke i demostruar ato me shembuj konkretë.
Ky aktivitet u realizua falë bashkëpunimit me Drejtorinë e Sporteve të Bashkisë Kavajë.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.