Në ambjentet e Qendrës Spitalore të Burgjeve, Ministri i Drejtësisë z.Ulsi Manja së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve z.Admir Abrija dhe Drejtorin e Qendrës Spitalore të Burgjeve z.Kejdis Çela pritën Arqipeshkvi, Imzot Arjan Dodaj.
Në këtë vizitë Arqipeshkivi i dhuroi Qendrës Spitalore të Burgjeve një pajisje të re, një aparat Ekografie për kryerjen e ekzaminimeve të të burgosurve të sëmurë. Ky aparat shërben për ekzaminimin imazherik dhe diagnostikimin e organeve të brendshme.
Shëndeti i mirë është një dhuratë që nuk ka çmim: është diçka që ne e gëzojmë përditë, prandaj me këtë nismë ju mundesohet kryerja e kontrolleve mjekësore periodike, me qëllim parandalimin e sëmundjeve.
Falenderojmë organizatën humanitare fetare Caritas Dioqezan Tiranë-Durrës për këtë akt dhurimi.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.