Minstri i Drejtësisë z.Ulsi Manja, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, z.Admir Abrija, Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Athinë, znj.Luela Hajdaraga u shoqëruan nga Zëvëvendës Minsitri grek i Mbrojtjes së Qytetarit z. Eleftherios Oikonomou, Sekretari i Përgjithshëm i Politikës Antikriminale z.Konstantinos Papathanasiou dhe zyrtarë të Sekretariatit të Përgjithshëm të Politikës Antikriminale ku zhvilluan një vizitë në burgun e Koridhialosit në Athinë. Gjatë takimit të zhvilluar u fol për kushtet dhe trajtimin e të dënuarve, gjithashtu u realizua takim me një përfaqësi të të dënuarve shqiptarë mes tyre edhe gra të dënuara, me të cilët u fol hapur për kushtet dhe trajtimin e tyre në burgun e Koridhialos. U ra dakort për një agjendë të përbashkët për të punuar me programe edukimi & rehabilitimi për risocializimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri.
Menaxhimi i sistemit të burgjeve ka problematikat e veta, si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi, por ekziston vullneti i përbashkët për të garantuar standardet më të larta evropiane për trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve në të dy vendet.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.