📌Pas përfundimit me sukses të procesit të konkurimit për përzgjedhjen e kandidatëve për punonjës të rolit bazë në Policinë e Burgjeve, më datë 1 Shtator 2022 filloi trajnimi bazë i 70 kandidatëve të përzgjedhur.
📌Prezent ishte Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Z. Admir Abrija dhe Drejtori i Policisë së Burgjeve Drejtues i Lartë Paulin Rajta, ku i uruan suksese në ecurinë e tyre në Policinë e Burgjeve.
📌Trajnimi është duke u zhvilluar në ambjentet e Qendrës së Trajnimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilat janë rinovuar plotësisht dhe pajisur me mjetet dhe teknologjinë më të përparuar, me mbështetjen e Këshillit të Europës, në kuadër të aktiviteteve të Projektit Horizontal Facility II, “Për të drejtat e njeriut në burgje”, për Ballkanin Perendimor dhe Turqinë
Sallat janë pajisur me:
– Platformën e Komunikimit WEBEX FLEX
– Panel Interaktiv Smartboard+ PC+ Stende 75 inch
– Kamera Profesionale Litetrac e PTZ
– Kompjutera Desktop monitor
– Ruter wifi Mikrotik
– Kufje
– Vidio-projektor
📌Kursantët kanë në dispozicion manualin e ri të përmirësuar dhe përditësuar me mbështetjen e ekspertëve të KE, tashmë të botuar që në muajin Maj, si dhe online në faqen zyrtare të DPB.
📌Në këtë trajnim do të aktivizohen trajnerë të çertifikuar me mbështetjen e Ambasadës së SHBA në Tiranë të zhvilluar në Institutin e Trajnimit të Menaxhimit Korrektues në Colorado të zhvilluar në muajin Prill dhe Gusht të këtij viti, si dhe trajnerë të tjerë me eksperiencë.
📌Falenderojmë të gjithë partnerët si KE dhe Ambasada e SHBA në Tiranë që po mbështesin në vazhdimësi përmirësimin e sistemit të burgjeve, rritjen e kapacitetit të stafit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Foto Galeri
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.