Referuar stinës së nxehtë të verës ,temperaturave të larta dhe situatave emergjente me të cilën përballet vendi ynë, sot në ambjentet e Institucionit të I.M Kavajë u zhvillua një seancë trajnuese nga Shoqata Shqiptare për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin si dhe MNZSH (sektori zjarrfikës) Kavajë.
Të miturit të ndërgjegjshëm për rreziqet e zjarrit dhe të motivuar për të mësuar më shumë nga zjarrfikësit dhe misioni I tyre fisnik, pas informacionit të përcjellë nga ekspertët u angazhuan në modelimin e inskenimeve me nivele risku e intensiteti të ndryshëm nga skemat e shuarjes së zjarrit, në evakuimin e zonës se riskut dhe në fund shpëtimit të jetës.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Drejtori i Policisë së Burgjeve Z. Paulin Rajta., si dhe Zv. Drejtori i Përgjithshëm I Burgjeve Z. Femi Sufaj.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.