Islamic Relief USA ka dhuruar për Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të Shqipërisë 50 aparate oksigjeni me një vlerë të konsiderueshme monetare.
Ministri i Drejtësisë z.Ulsi Manja, Drejtori i Islamic Relief për Shqipërinë Dr. Mohamed Soliman, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve z.Admir Abrija kanë qenë të pranishëm në ceremoninë që u zhvillua me këtë rast.
Aparatet e oksigjenit do të shpërndahen në IEVP-të e vendit, sipas një plani të përgatitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Falenderojmë Islamic Relief Usa, Dr. Mohamed Soliman dhe Ministrinë e Drejtësisë për angazhimin maksimal në realizimin e kësaj nisme humanitare, në mbështetje të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.