» TETORI ROZË, KUJDES PËR SHËNDETIN, DASHURI PËR JETËN
Postuar më: 28/10/2026

TETORI ROZË, KUJDES PËR SHËNDETIN, DASHURI PËR JETËN

 

Në kuadër të Tetorit Rozë, nën kujdesin e veçantë të Drejtoreshës së Përgjithshme të Burgjeve, znj. Sadleva Bodo, gratë dhe vajzat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve iu janë nënshtruar depistimit për kancerin e gjirit, duke vënë theksin te rëndësia e kontrolleve të rregullta, ndërgjegjësimit dhe diagnostikimit të hershëm.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, tashmë me një praktikë të konsoliduar, vijon bashkëpunimin me Drejtoreshën e Spitalit Universitar të Traumës, znj. Edlira Bode, në mbështetje të shëndetit dhe mirëqenies së grave.
Ky angazhim përfaqëson më shumë se një bashkëpunim ndërinstitucional; ai përcjell një mesazh të rëndësishëm për kujdesin ndaj vetes, ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e shëndetit të çdo gruaje.Sepse çdo grua meriton kujdes, dashuri dhe një jetë më të shëndetshme!