» Takim kortezie me përfaqësuesen e trupit diplomatik kanadez
Postuar më: 25/10/2024

Takim kortezie me përfaqësuesen e trupit diplomatik kanadez

Një takim kortezie sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve me Znj. Dominique Lombard, Sekretare e Parë dhe Zëvendës Konsulle në Ambasadën Kanadeze në Romë, Znj. Franca Finamore, Oficere Konsullore, dhe Znj. Enkeleda Kuka, Konsull Nderi e Kanadasë në Shqipëri.

Në këtë takim u diskutua rreth rregullave dhe standardeve të sistemit tonë penitenciar, edhe pse aktualisht nuk kemi shtetas kanadezë ose shqiptaro-kanadezë në institucionet tona. Përfaqësuesit diplomatikë ishin të interesuar të njiheshin me kushtet dhe praktikat tona, duke theksuar rëndësinë e mandatit tonë në Shqipëri.

Ky takim kortezie hapi dyer për bashkëpunim të mëtejshëm mes dy vendeve tona.