» 1 Qershori, një ditë ndryshe për të miturit e Institutit të Kavajës dhe për stafin e Art-Turbinës
Postuar më: 03/06/2019

1 Qershori, një ditë ndryshe për të miturit e Institutit të Kavajës dhe për stafin e Art-Turbinës

Një shfaqje baleti e dedikuar për të miturit që qëndrojnë në Institutin e Kavajës me rastin e 1 Qershori u zhvillua sot tek Art-Turbina nën kujdesin e Drejtoreshës së ToB Zana Çela.

Përbën një ndryshim për këta të mitur pasi nuk ishte një shfaqje në Institutin e tyre, por një shfaqje e vërtet baleti ashtu si të gjithë fëmijët për 1 Qershor, mund ta shijojnë dhe të gëzojnë në ditën e tyre.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe Ministrja e Kulturës Elva Margariti pasi ju uruan festën e 1 Qershorit të miturve e Institutit të Kavajës, ju shpjeguan se kjo është një traditë që ka filluar tashmë dhe do të vazhdoj me një sërë aktivitetesh të tjera kulturore, sociale, që do ti mbajnë më afër këta fëmijë me shoqerinë, me përditshmërinë, si gjithë bashkëmoshatarët e tyre dhe në nxitjen e pasioneve të tyre.

Edukimi nëpërmjet artit është një mënyrë mjaft e mirë si dhe plotëson programet ditore të të miturve në këtë Insitut.