IEVP Kukës në bashkëpunim me Biblotekën e Qytetit zhvilluan një aktivitet për të paraburgosurit nën moton ” Larg internetit,afër librit” .
Qëllimi i këtij takimi ishte ndërgjegjësimi i të gjithë paraburgosurve (kryesisht të rinjëve ), që të kuptojnë rëndësinë e librit, e të lexuarit si dhe pasojat e keqpërdorimit të internetit.
Disidenti “Havzi Nela” ishte poeti që u përzgjodh për të treguar rëndësinë e librit por jo vetëm. Poezitë e tij janë shembull se fjala dhe libri ështe liria më e madhe që ka njeriu.
Në aktivitet morën pjese të gjithë të paraburgosurit, të cilët u argëtuan me programin cilësor të përgatitur nga Përfaqësues të biblotekës së Bashkisë Kukës . Gjithashtu në këtë aktivitet morën pjesë edhe punonjësit e administratës dhe punonjës të tjerë të policisë.
Në fund të aktivitetit u dhuruan disa libra për biblotekën e IEVP Kukës.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.