Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve z.Artur Zoto mori sot pjesë në Konferencën Rajonale “Parandalimi i Torturës në Rajonin e Ballkanit, Shkëmbimi i Përvojës Rajonale dhe Praktikat e Mira”, ku i ftuar ishte Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjan si edhe homologu i tij i Malit te Zi, z. Zoran Pazin.
Konferenca ishte një aktivitet përmbyllës, i zhvilluar mes ekspertëve ndërkombëtarë nga Iniciativa Rinore për të Drejtat e Njeriut (Mali i Zi), Qendra Shqiptare për Rehabilitimin e Traumës dhe Torturës (Shqipëri), Iniciativa Rinore për të Drejtat e Njeriut (Serbi) dhe Këshilli Ndërkombëtar për Rehabilitimin e Torturës (Danimarkë).
E konceptuar si një hapësirë neutrale për diskutime të hapura në lidhje me sfidat kryesore për zbatimin e plotë të parimeve ndërkombëtare që pasqyrohen në Konventën e OKB-së kundër Torturës, si dhe praktikat më të mira në zbatimin e ligjit dhe në format e bashkëpunimit me aktorët e shoqërisë civile, konferenca u fokusua veçanërisht edhe në eleminimin e torturës në vendet e privimit të lirisë.
Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani në fjalën e hapjes gjatë kësaj konference, theksoi se në koncept tortura është e barazvlefshme me termin diktaturë, ndërsa mes faktorëve që ndikojnë në shfaqjen e saj, Ministri Manjani përmendi edhe problematikat ekonomike.
Z. Manjani vlerësoi më mjaft rëndësi se shoqëria civile duhet të rrisi presionin mbi autoritetet shtetërore për politika më të drejta, të cilat përmirësojnë mirëqënien dhe duke rritur mirëqënien, automatikisht parandalohen dhuna dhe tortura.
Edhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Artur Zoto, në fjalën e tij nënvizoi faktin se Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut është dokument udhëzues për këtë çështje.Ajo ka evoluar si pasojë e luftës së dytë botërore dhe përcakton disa parime shumë të thjeshta për atë që e quan ‘liritë themelore të njeriut ”
“Askush nuk duhet t’i nënshtrohet torturës ose dënimeve ose trajtimeve çnjerëzore ose poshtëruese.Në kontekstin e burgjeve kjo është dispozita më e rëndësishme. Ajo është e shkurtër, por ka një ndikim shumë të rëndësishëm në drejtim të legjislacionit. Në fakt ndikimi i plotë i dispozitës është e mbuluar në Rregullat Evropiane të Burgjeve dhe kjo është arsyeja që DPB ka vendosur të përdorë Rregullat Evropiane të Burgjeve si një projekt për ndryshim”
Gjithashtu më tej theksoj : “Mbipopullimi është sfida jonë më e madhe, dhe për të reduktuar mbipopullimin po ecim në një program për të ndërtuar një burg të hapur dhe për të vendosur qendrat e frekuentimit, ku të burgosurit do të vuajnë dënimin n
me punën në komunitet. Kemi një marrëdhënie të përvaktuar mirë me Avokatin e Popullit i cili merret me ankesat e të burgosurve. Siç u tha ne jemi duke rishikuar të gjitha ligjet për të siguruar se ato janë në përputhje me Rregullat Evropiane të Burgjeve”
Si konkluzion z. Zoto u shpreh se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është duke punuar shumë për të siguruar që këto të drejta të respektohen. Programi ynë i reformës është duke shkuar mirë dhe ka sjellë rezultate.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.