» Marrëveshje Bashkëpunimi
Postuar më: 20/04/2026

Marrëveshje Bashkëpunimi

Sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve u zhvillua një takim me përfaqësues të Komunitetit te Sant’Egidio në kuadër të projektit DUSM, i zbatuar në IEVP Lezhë (Shënkoll).

U vlerësuan rezultatet e deritanishme në trajnimin e stafit dhe aktivitetet rehabilituese për të dënuarit, si dhe kontributi në procesin e riintegrimit pas lirimit.

Drejtori i Përgjithshëm, z. Adriatik Kupi, shprehu angazhimin për vijimin dhe forcimin e këtij bashkëpunimi në funksion të përmirësimit të standardeve dhe respektimit të të drejtave të njeriut në sistemin penitenciar.