Thirrje për aplikim për Zv.Drejtor në IEVP (konkurim i brendshëm)
Ø Shpalljen e vendit vakant për konkurim në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
Ø Ky konkurrim është i hapur rekrutim të brendshëm (vetëm për punonjësit aktualë të institucionit).
I. Kriteret e Përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidati/ja janë si më poshtë:
1. Të jetë punonjës aktual i institucionit, në marrëdhënie pune aktive në momentin e aplikimit.
2. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
II. Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit të dytë (Master Profesional/Master Shkencor) në një nga degët e arsimit të lartë.
Përvoja: Të paktën 3 (tre) vjet përvojë pune në profesion.
Tjetër: Njohuri shumë të mira të: (i) Legjislacionit të Kodit të Punës dhe Kodit të Procedurave Administrative; (ii) Legjislacionit mbi buxhetin e shtetit e menaxhimin financiar, përfshirë aktet e ndryshme nënligjore e udhëzimet e Ministrisë së Financave (iii) Ligjit për Policinë e Burgjeve dhe Ligjin për të Drejtat dhe Trajtimin e të dënuarve (iv) Gjuhës angleze.Aftësi të spikatura për: njohuri të gjera të politikës, legjislacionit, procedurave sipas veprimtarisë që mbulon drejtoria, njohuri shumë të mira të procedurave administrative; njohuri shumë të mira profesionale; aftësi për të përcaktuar objektivat, vendosur prioritete dhe respektuar afatet; aftësi për të planifikuar, rishikuar dhe drejtuar punën e stafit nën varësi; aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi; aftësi analitike dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja.
_______________________________________________________________________
III. Kandidati/ja, duhet të dorëzojë dokumentacionin sipas kërkesave të paraqitura më lart:
1. Kërkesë për aplikim;
2. Jetëshkrim (CV personale) i përditësuar me të dhëna të plota;
3. Diplomë të nivelit Bachelor dhe Master së bashku me listën e notave të noterizuara;
4. Çdo dokument shtesë që kandidati vlerëson se mbështet aplikimin e tij.
Aplikimet pranohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve nga data 02.03.2026 deri në datën 06.03.2026
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.