Në IEVP “Ali Demi” gratë dhe vajzat të cilat ndodhen në konflikt me ligjin, patën një diskutim letrar me autoren, gazetaren dhe aktivisten e shquar Italiane Zj. Daria Bignardi e cila në Itali është një vullnetare në burgjet e shtetit Italian të cilat i viziton shpesh duke zhvilluar takime të ndryshme me natyrë sociale dhe kulturore.
Në këtë event i cili u zhvillua me qëllim pasurimin e jetës sociale dhe kulturore të zonjave të cilat ndodhen në IEVP “Ali Demi”, e pranishme ishte dhe Zj. Arlinda Dudaj, drejtuese e shtepise botuese DUDAJ.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.