IEVP Tropojë

Historiku

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Tropojë ndodhet në veri të qytetit të Bajram Currit, brenda Komisariatit të Policisë Tropojë. Sipas strukturës organike të miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, ky institucion filloi të funksionojë në shtator të vitit 2007.

Ambientet e marra nga Komisariati i Policisë ishin të papërshtatshme për akomodimin dhe trajtimin e personave me liri të kufizuar. Kështu, me investim të buxhetit të shtetit u përshtatën ambientet dhe u krijuan kushte normale për akomodimin e të paraburgosurve. Edhe për vitin 2009, është akorduar një fond prej 15 milion lekësh për rikonstruksionin e IEVP Tropojë.

Sipas urdhrit të Ministrit të Drejtësisë ky institucion është kategorizuar i sigurisë së zakonshme. Kapacitetet aktuale të paraburgimit janë për 25 persona.

Orari i Vizitave

Orari i vizitave për familjarët është nga e hëna në të shtunë ora 09:30 –14:30. Numri i vizitave të lejuara në muaj është 4.

Aktivitetet

Aktivitetet kryesore në këtë IEVP përfshijnë aktivitete edukuese, sportive, lojëra tavoline, aktivitete fetare si dhe me rastin e festave të ndryshme organizimi i aktiviteteve kulturore.

Shërbimet që Ofrohen

Në Paraburgimin Tropojë, të paraburgosurve u afrohet shërbim shëndetësor, asistencë juridike, asistencë psikologjike dhe sociale, shërbimi telefonik për kontakte me familjarët, avokatët si dhe me Avokatin e Popullit.

Adresa dhe Numrat e Kontaktit

Adresa: Lagja “Partizani”, Tropojë

Numër kontakti: 021323176 – 0686056022

Email: info.ievptropoje@dpbsh.gov.al